Banorët e rajonit Luhansk në lindje të Ukrainës janë ftuar për evakuim urgjent, ka njoftuar agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN.
“Kjo javë mund të jetë e rëndë. Do të mund të jetë hera e fundit që kemi mundësinë t’ju shpëtojmë”, tha politikani i rajonit të Luhanskut, Sergei Gaidai, transmeton Telegrafi.
Forcat ruse janë koncentruar në marrjen nën kontroll të Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e rajonit Donbas në lindje të Ukrainës – rajon ky i njohur për prodhimin e çelikut dhe qymyrit.
Presidenti rus Vladimir Putin pak ditë para fillimisht të pushtimit në Ukrainë – kishte vendosur t’i njoh si shtete dy rajonet separatiste në Ukrainë.
Forcat e armatosura të Ukrainës po përgatiten për një ofensivë brutale të ushtrisë ruse në këtë rajon. /Telegrafi/