Site icon Telegrafi

Banorët e kthyer në Srebrenicë rrëfejnë për jetesën 25 vite pas gjenocidit

25 vite pas gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës, të kthyerit për të jetuar në këtë qytet kanë folur për jetën e tyre në këtë vend.

Kthimi për të jetuar në këtë vend, pas më shumë se dy dekadash që kur ka ndodhur gjenocidi shihet si pozitive nga banorët, duke theksuar se jetojnë në harmoni.

Adem Mehmedoviç, është njëri nga të kthyerit në Srebrenicë, i cili tha se ana pozitive e vendit, janë të rinjtë të cilët me iniciativën e vet janë kthyer për të jetuar në këtë vend.

Banorët e tjerë të kësaj zone, janë shprehur se jeta po vazhdon normalisht, ndërsa të gjithë punojnë dhe jetojnë në harmoni.

Ka nga ata të cilët janë edhe fqinjë dhe janë mjaft të afërt me njëri- tjetrit.

Rrëfimet e tyre, mund t’i ndiqni në videon më poshtë:

Exit mobile version