Banorët e kryeqytetit ukrainas po vazhdojnë të sjellin ujë dhe ushqim në zonat e bombarduara nga rusët – në veçanti në afërsi të spitalit Okhmatdyt.
Qytetarët e Kievit iu përgjigjen thirrjeve në rrjetet sociale për ndihmë të viktimave që u sulmuan me raketa nga rusët, dhe po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit të personave që mund të kenë mbetur të ngujuar nën rrënoja.
Gjithashtu sasi e madhe e ujit dhe ushqimit është dërguar në zonat e prekura nga bombardimet ruse, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar për hakmarrje, dhe ka kërkuar që Rusia të vihet para drejtësisë për krimet e kryera mbi civilët ukrainas.
Janë publikuar edhe pamjet amatore, ku shihen raketat ruse duke goditur spitalin e fëmijëve ku humbën jetën dhjetëra pacientë dhe shumë tjerë u plagosën. /Telegrafi/
Кияни знесли до “Охматдиту” дуже багато води і продуктів. Наразі потреби в них – немає.
відео Богдана Кутєпова, УП pic.twitter.com/WKbUnGtBsW— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) July 8, 2024