Banorët në qytetin Kherson kanë gjetur një mënyrë jo të zakonshme për të karikuar celularët e tyre.
Këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata e kanë bërë në sheshin kryesor të qytetit nëpërmjet një gjeneratori.
Bëhet fjalë për një ngjarje të përshkruar përmes një imazhi të shpërndarë nga këshilltari presidencial i Ukrainës, Anton Gerashchenko.
Me afrimin e dimrit, 80,000 banorët e tij të mbetur janë pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike, si dhe mungesë ushqimi dhe ilaçesh.
Instead of a thousand words.
Kherson. Six days without electricity. People charge their phones on the main square from a generator brought by a volunteer.
📷: Kostiantyn Sova pic.twitter.com/BrM0L1oH1Q
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 15, 2022
Operatorët e komunikimit në qytet kanë thënë se shërbimi telefonik po rikthehet dhe guvernatori rajonal ka bërë të ditur se një pikë publike për qasje në internet pa tel gjithashtu do të fillojë të punojë të martën.
Ndryshe, fundi i pushtimit rus të qytetit port kyç ka ndezur ditë festimesh.
This is Kherson. People charge their phones from generators and try to catch a connection to call or write to their relatives and friends.
Video about how people live in Kherson now – you can see here: https://t.co/X1CqxwtQZk pic.twitter.com/yWTnerYejc
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) November 15, 2022
Megjithatë, forcat ruse tani mund të nisin një “sulm masiv artilerie” në Kherson pas tërheqjes nga qyteti strategjik të premten, ka paralajmëruar ish-kreu i Ushtrisë Britanike, gjenerali Lord Richard Dannatt.
Eksperti ushtarak paralajmëroi se “realiteti” tani ishte se rusët do të përgatisnin pozicione mbrojtëse të njëfarë force në bregun lindor të lumit Dnipro, i cili është në distancë të lehtë të granatimeve të qytetit Kherson. /Telegrafi/