Site icon Telegrafi

Banorët e Kharkivit rrëfejnë shpartallimin e rusëve: Në mëngjes ishin këtu, më pas filluan të bërtasin dhe ikin

Banorët e rajonit të Kharkivit në Ukrainë kanë përshkruar në detaje për AP situatën në terren.

“Rusët ishin këtu në mëngjes. E pasdite befasisht filluan të bërtasin dhe ikin, duke u larguar me shpejtësi me tanke dhe mjete të blinduara”, tha Dmytro Hrushchenko, banor i Zaliznihn, qytezë kjo në afërsi të linjës së frontit në lindje, transmeton Telegrafi.

Oleg Sinehubov, guvernator i rajonit të Kharkivit, ka theksuar se në disa pjesë të frontit, mbrojtësit ukrainas kanë arritur deri te vijat kufitare me Federatën Ruse.

Lexo po ashtu Komanda ushtarake ruse ka pezulluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë

Zëdhënësi i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase ka bërë të ditur se trupat ruse në mënyrë masive po dorëzohen, pasi e kanë “kuptuar se në çfarë situate gjenden”.

Dëbimin dhe rikthimin e kontrollit mbi disa zona që dikur kontrolloheshin nga rusët e ka konfirmuar edhe vet Kremlini, që pranoi se forcat ruse janë tërhequr në disa pjesë.

Kundërofensiva e ukrainasve ishte paralajmëruar kohë më parë nga vet presidenti i këtij vendi – Volodymyr Zelenskty, i cili pati premtuar se do të rikthejnë çdo centimetër të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version