Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP kanë pasur si provë javore realizimin e një kroeografie.
Koreografia e zhanrit ‘rumba’ ka pasur për qëllim që të jetë sa më sensuale e mundshme dhe pjesë e saj janë bërë disa prej banorëve.
Gjon Karrica, i njohur si ‘Lugati’ është ndër ata i cili e ka marrë më shumti seriozisht këtë sfidë, duke bërë përpjekjet maksimale që koreografia të dalë sa më bukur.
Faqj e Big Brother VIP Kosova publikoi të premten pamjet nga provat e fundit të kësaj koreografie, ku Gjoni, Xhuli dhe Gresa dukeshin mjaft të përkushtuar.
Përndryshe, njëri prej banorëve të shtëpisë do të largohet sonte (e premte) nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Të nominuarit e kësaj jave kanë qenë: Shota Baraliu, Gjon Karrica, Xhuli Nura, MC Beka, çifti Urimi dhe Alisa dhe Artan Thaqi. /Telegrafi/