Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët e Big Brother VIP po gjejnë mënyra të ndryshëm për t’u argëtuar.
Njëjtë kanë vepruar edhe mbrëmje e së shtunës, kur kanë improvizuar një dasmë tradicionale malësore.
Ishin aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Fifi që të parat morën këtë iniciativë argëtuese, e veshur me kostum tradicional, Arjola hyri në rolin e nuses malësore, teksa Fifi i qëndronte afër duke i kënduar një këngë nusërie.
Më pas ato vazhduan duke përzgjedhur edhe dhëndëri (Fabiani) dhe vjehrrën (Monika), e gjithë situata kaloi me të qeshura nga banorët që e shijuan këtë moment.
Kujtojmë që Big Brother VIP ka filluar transmetimin tash e një javë, dhe deri tani kanë ndodhur shumë të papritura dhe momente emocionuese.
14 banorët e shtëpisë janë në një garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, dhe shfaqja 24-orësh po bëhet gjithnjë e më interesant. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.