Telegrafi

Banorët e Big Brother nuk besojnë në dashurinë e Lumbardhit ndaj Kaderit

Foto: Screenshot/YouTube

Ditën e sotme (e hënë) në Prime është diskutuar edhe lidhja e Kaderit me Lumbardhin.

Në spektakël iu prezantua një klip, ku disa prej konkurrentëve kanë shprehur dyshime në lidhje me Lumbardhin.

Edona James, Santiana Maloku e Ard Gashi kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë, ku thonë se Lumi nuk e do Kaderin.

Edona dhe Santiana kanë qenë ato që nuk besojnë fare në këtë romancë.

Lexo po ashtu Debati për fenë, Alaudin Hamiti i drejtohet opinionistit: Po e luan avokatin e Islamit apo si?

Transgjinorja nga Suhareka theksoi se Lumi i bën disa gjeste vetëm për lojë dhe se nuk e do me të vërtetë bukuroshen prizrenase.

Çifti hodhi poshtë të gjithë aludimet duke thënë se i kanë rezistuar dashurisë brenda, e do të vazhdojnë edhe jashtë.

E në anën tjetër, Santiana tha po ashtu që nuk beson, por që uron që kjo lidhja e tyre të vazhdojë sa më gjatë. /Telegrafi/