Telegrafi

Banorët bien dakord që finalja e Big Brother VIP të shtyhet deri më 6 maj

Banorët e Big Brother VIP Albania kanë marrë vendimin për datën e finales së madhe.

Ata kanë rënë dakord që data e finales të jetë më 6 maj, pasi ishin në dilemë për shkak të sulmit ndaj Top Channel.

Të martën atyre iu kumtua lajmi për ngjarjen në Top Channel, gjersa duhet të mendonin e të bisedonin me familjarët e tyre për të marrë një sinjal, nëse duhet të vazhdojnë apo jo.

Foto: Screenshot/YouTube

Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) u njoftua se ky reality show do të vazhdojë deri më 6 maj.

Lexo po ashtu Kiara shkëlqen në spektakël, nuk e harron varësen në formë kryçi që ia dhuroi Luizi

Duket se të gjithë kanë rënë dakord, meqë ndihen të sigurt për të vazhduar më tej.

Foto: Screenshot/Facebook

Ndërkohë, prezantuesja Arbana Osmani theksoi se Olta Gixhari ka kërkuar që të largohet nga shtëpia, por që nuk kishte dhënë ndonjë arsye.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të shkojë kjo, nëse me të vërtetë do të largohet nga formati. /Telegrafi/