Telegrafi

Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit, mbyllet tregu i aksioneve në vend

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën bazë të interesit nga 9.5 për qind në 20 për qind për të parandaluar rreziqet e inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët po përpiqen që të ndalin pasojat nga sanksionet perëndimore.

Gjithashtu, Moska ka urdhëruar kompanitë që të shesin 80 për qind të të ardhurave të tyre në valutë të huaj.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore ruse, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, është mbyllur tregu i aksioneve në vend.

“Tregu kryesor i aksioneve do të qëndrojë i mbyllur gjatë gjithë të hënës. Ende nuk është marrë një vendim nëse tregu do të hapet të martën. Vendi po përballet me trazira të pashembullta ekonomike dhe financiare pas futjes së sanksioneve perëndimore në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, vijon njoftimi.

Lexo po ashtu Vazhdon rënia e ekonomisë së Rusisë, rubla zhvlerësohet në nivel rekord

Valuta e Rusisë ka ra në nivel rekord, shtatë vendet më të industrializuara vendosen sanksione të ashpra financiare ndaj kësaj të fundit, për shkak të invazionit ushtarak të Ukrainës.

Rubla aktualisht po tregtohet me 114 kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me 83.7 që ishte gjatë javës së kaluar.

Monedha ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.

Në fundjavë, G7 ka bërë të ditur se do të sanksionojë Bankën Qendrore të Rusisë dhe do t’i përjashtojë disa nga institucionet e saj më të mëdha financiare nga Sistemi Botëror Bankar, i njohur si SWIFT. /Telegrafi/