Banka e Anglisë deklaroi se kompanitë britanike po hasin vështirësi në punësim dhe se kjo po ndikon rritjen ekonomike të vendit.
Ekonomia britanike ka treguar rritjen më të ngadaltë në grupin e 7 ekonomive më të mëdha të botës.
Sipas projeksioneve zyrtare, pritet të rritet me 1.5% këtë vit edhe tjetrin, normë më e ulët se mesatarja e Eurozonës dhe Shtetet e Bashkuara.
Në një raport të bazuar në sondazhe drejt kompanive, Banka e Anglisë bëri të ditur se ka vështirësi në rekrutim.
Norma e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar qëndron në nivelin më të ulët në 4 dekada dhe punësimi është rritur në nivel rekord.
Sipas institucionit, industritë që raportojnë mungesë të aftësive përfshijnë tashmë bujqësinë, ushqimin dhe mikpritjen, duke iu shtuar listës që përbëhej nga ndërtimi, inxhinieria, shërbimet profesionale dhe logjistika.
Banka fajësoi mungesën e disponueshmërisë të punëtorëve të Bashkimit Europian, në të cilët mbështeten këto sektorë. /Telegrafi/