Një studim i ri ka gjetur se Ukraina do të ketë nevojë më shumë se gjysmë trilioni dollarë për t’u rikuperuar nga tri vite luftë me Rusinë.
Është vlerësuar se rikuperimi i ekonomisë së Ukrainës është rritur në 524 miliardë dollarë, afro tre herë më shumë se që është pritur – sipas të dhënave nga Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe qeveria ukrainase, transmeton Telegrafi.
Kjo përbën një rritje prej më shumë se 7 për qind që ishte vlerësuar vitin e kaluar me 486 miliardë dollarë.
Edhe shumë ekspertë të pavarur nga fusha e ekonomisë kanë paralajmëruar se duhen ndarë shumë para për rikuperimin e Ukrainës nga lufta rraskapitëse me Rusinë.
Në anën tjetër si SHBA, Bashkimi Evropian dhe vende tjera të botës, kanë ndarë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë si në aspektin e ndihmës ushtarake ashtu dhe asaj humanitare. /Telegrafi/