Mesfushori i Interit, Ever Banega është duke shikuar përpara për derbin e tij të parë ndaj Milanit, duke shpresuar që tifozët të mund të festojnë me një fitore.
Ever Benega ka folur para ‘Derby della Madonnina’, të cilin pret ta fitoj dhe t’ia dhurojnë një gëzim tifozëve.
“Kam luajtur në shumë derbi në vendlindjen time dhe shumë të tjerë në Spanjë”, ka thënë Banega për Inter Channel, transmeton Telegrafi.
“Shpresoj që derbi im i parë i Milanos të shkoj mirë dhe ekipi të marrë një rezultat të mirë. Unë shpresoj që tifozët të mund të festojnë një fitore së bashku me ne”, përfundoi mesfushori argjentinas.
Megjithatë, Banega është njëri nga futbollistët që pritet të jenë në stol për këtë ndeshje të madhe, pasi Marcelo Brozovic është favorite për të filluar ndeshjen. /Telegrafi/