Agjenti i mesfushorit argjentinas, Ever Baenga, ka siguruar Nerazzurët se klienti i tij do të qëndrojë te Interi.
Reprezentuesi argjentinas iu bashkua ekipit nga Sevilla verën e kaluar, por ka vuajtur që të adaptohet me futbollin në Itali.
“E ardhmja e tij është te Interi”.
“Gjithçka po shkon mirë për momentin”, u shpreh agjenti Marcelo Simonian.
Ai po ashtu foli edhe për kritikat që iu derjtuan lojtarit të Interit pas disfatës që Argjentina pësoi nga Bolivia për kualifikimet e Botërorit, duke thënë se klienti i tij ishte prej më të mirëve në fushë. /Telegrafi/