Telegrafi

Banega i kërkon falje Contes pas eksesit në finalen e Ligës së Evropës

Ever Banega i kërkoi falje Antonio Conte pasi ishte tallur me trajnerin italian gjatë finales së Ligës së Evropës midis Sevillas dhe Interit.

Pas pesë sezonesh me ekipin e La Ligas, ish-mesfushori argjentinas i Interit i dha lamtumirën e tij ekipit të Sevillas për t’u transferuar në Al-Shabab.

Dhe gjatë konferencës për shtyp, ai i kërkoi falje trajnerit të Nerazzurriëve pas një grindjeje të shëmtuar midis të dyve gjatë finales së Ligës së Evropës.

Lexo po ashtu Plas sherri në finale, Banega ia përmend parukën Contes dhe trajnerin italian e tradhtojnë nervat: Do të pres këtu pas ndeshjes

Banega e kishte pyetur Conten nëse e kishte parukën e vërtetë dhe kjo kishte nxitur një përplasje verbale mes dyve.

“Ishte një moment nxehtësie. Unë i kërkoj falje Contes, nëse ai ishte i shqetësuar nga ajo që unë bëra”, ka thënë Banega.

32-vjeçari kaloi një sezon në Giuseppe Meazza para se të bashkohej përsëri me Sevillan në vitin 2017 dhe ish-përfaqësuesi i Argjentinës kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime gjatë kohës së tij me Inter. /Telegrafi/