Site icon Telegrafi

Ban Ki-moon: Barrierat nuk e zgjidhin krizën e emigrantëve

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon vlerësoi se ndërtimi i barrierave nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve në Evropë dhe t’u bëjë thirrje liderëve politikë që ta përcjellin kancelaren gjermane Angela Merkel në luftën me krizën e refugjatëve. Ky apel vjen edhe si pasojë e krizës së emigrantëve në kufirin Maqedoni-Greqi dhe pengimin e emigrantëve nga Maqedonia të kalojnë kufirin.

Në intervistën për gazetën “Bild”, Ban Ki-moon theksoi se “ndërtimi i mureve, diskriminimi ose kthimi i njerëzve nuk janë përgjigje të problemit”.

Ki-moon, gjithashtu e lavdëroi “udhëheqësinë politike humane” të kancelares gjermane në luftën me krizën e refugjatëve dhe u ka bërë thirrje politikanëve të tjerë që ta përcjellin shembullin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version