Telegrafi

Balotelli vendos për të ardhmen, shumë pranë transferimit në MLS

Mario Balotelli (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Mario Balotelli është larguar nga Brescia vetëm pas një viti qëndrim tek kjo skuadër.

Reprezentuesi italian u rikthye në qytetin e lindjes për të veshur fanellën e Brescias, por aventura e tij nuk shkoi deri në fund të sezonit.

Ai si në çdo klub tjetër edhe tek Brescia pati probleme dhe ka shkëputur kontratën me këtë klub.

Shumë skuadra janë në garë për lojtarin, kryesisht nga kampionatet më të dobëta si Galatasaray, Besiktas, CFR Cluj apo ekipet braziliane si Flamengo e Botafogo.

Mario Balotelli . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Por duket se lojtari ka vendosur për të ardhmen dhe do të largohet përfundimisht nga futbolli evropian.

Super Mario ka një ofertë të mirë financiare nga skuadra amerikane Los Angeles Galaxy dhe është duke kompletuar transferimin tek ky klub.

29-vjeçarit i është ofruar kontratë dy vjeçare nga LA Galaxy me një pagë vjetore që është afër pesë milionë euro.

Natyrisht që kjo është oferta më e lartë që ka marrë Super Mario dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizohet transferimi i tij. /Telegrafi/