Telegrafi

Balotelli i thotë lamtumirë Marseilles

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mario Balotelli ka dërguar një mesazh lamtumirës te Marsille, pasi kontrata e tij me skuadrën franceze ka përfunduar para pak ditësh.

Ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë u bashkua me klubin francez në janar të këtij viti me një kontratë pesë mujore, pasi kontrata me Nice ishte ndërprerë dhe kishte shënuar tetë gola në 12 ndeshje.

Balotelli ka postuar një mesazh në Instagram, duke falënderuar trajnerin, stafin dhe tifozët për përkrahjen që i dhanë gjatë këtyre muajve.

“Dua më të vërtetë ta falënderoj trajnerin, stafin, lojtarët, presidentin dhe drejtorin. Të gjithë ata që punojnë në Olympique Marseille – Faleminderit shumë dhe shpresoj që shihemi së shpejti apo paçi fat në çdo gjë në vitet e ardhshme”, ka shkruar Balotelli.

Lexo po ashtu Nga Godin te Mata e Balotelli - tetë lojtarët më të mirë që do të jenë të lirë në verë

Sulmuesi italian me shumë gjasë do të rikthehet në Serie A, atje ku kërkohet nga një numër i madh i skuadrave, në mesin e tyre Torino dhe Sampdoria. /Telegrafi/