Telegrafi

Balotelli shënon dhe asiston në rikthimin e madh të Adana Demirspor ndaj Besiktas – ai feston para trajnerit kundërshtar që e kishte e quajtur pa tru

Mario Balotelli është hakmarrë ndaj trajneri që e quajti “pa tru”, duke shënuar dhe asistuar në barazimin e skuadrës së tij ndaj Besiktas (3-3).  

Balotelli shpesh ka acaruar shumë njerëz në të kaluarën, nga trajnerët e tij, tek tifozët e tij, por edhe te tifozët kundërshtar.

Në vitin 2013 ai pati një nga momentet e tij më të famshme, ndërsa luante për Manchester Cityn në një ndeshje para sezonit në një turne në SHBA.

Sulmuesi italian në mënyrë të çuditshme vendosi ta godas topin kur ishte i vetëm me portën, një me një me portierin, kundër LA Galaxy.

Ish-futbollisti i Turqisë, Sergen Yalcin ishte duke punuar si ekspert në atë kohë dhe e përshkroi sulmuesin e qytetit si ‘pa tru’.

 

Sot ishte ndeshja mes Besiktas dhe Adana Demirspor, ku Balotelli luante kundër tij, Yalcinit, të martën në mbrëmje.

Besiktas ishte duke fituar 3-0, por, pasi Mattias Vargas shënoi 3-1, Balotelli riktheu skuadrën e tij në lojë me një super gol në minutën e 79-të.

Ai festoi duke vrapuar drejt stolit të skuadrës kundërshtare dhe duke treguar drejt trurit të tij!

Sulmuesi ishte akter edhe tek goli i barazimit në minutën e shtatë shtesë, kur u barazua rezultati 3-3.

Trajneri Yalcin e ka mohuar te ketë thënë një gjë të tillë pas ndeshjes. /Telegrafi/