Telegrafi

Balotelli përkundër incidentit në vitin 2010 përgëzon Tottin për karrierën, por edhe e thumbon paksa (Foto/Video)

Pas shumë emrave të mëdhenj në botën e futbollit që e kanë uruar dhe përshëndetur Francesco Tottin për karrierën e madhe, tani radha i ka ardhur edhe Mario Balotellit.

Italiani i cili aktualisht është pjesë e Nicës në Francë, është një nga ata lojtarët që është përballur në fushë me legjendarin romak.

Të gjithë e mbajmë mend goditjen jo sportive që Totti i kishte dhënë Balotellit në ndeshjen e Kupë së Italisë në vitin 2010 mes Interi dhe Romës, por pavarësisht kësaj Balo ka thënë disa fjalë të mëdha.

“Përtej të gjithave, sot bota e futbollit do të humbasë një kampion të madh. Një nderim për një kapiten të madh!”, ka shkruar Balotelli në Instagram.

Gjithsesi, këto fjalë të bukura, u shoqëruan me një fotografi që ka ngritur shumë supozime.

Totti shikohet me duar në ije teksa shikon tifozët e Lazios duke festuar fitoren në derbi e 30 prillit me rezultat 3-1. /Telegrafi/