Site icon Telegrafi

Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina

Mario Balotelli parashikon se Derbi della Madonnina i së dielës do të përfundojë me një barazim spektakolar, pasi ai beson se Interi dhe Milani do të shënojnë.

Pavarësisht se është deklaruar si tifoz i Milanit në të kaluarën, sulmuesi italian tha se ka ‘dashuri’ për të dy klubet teksa foli në një intervistë për DAZN Italy.

Pasi kaloi në radhët e të rinjve të Nerazzurrëve, Balotelli si një 17-vjeçar u bë profesionist me Interin, të cilin e ndërroi me Manchester Cityn tre vjet më vonë përpara se të kthehej në Serie A për të veshur fanellën e kuqezinjve më 2013.

Balotelli bëri shaka për mundësinë për të shkuar në San Siro për të parë ndeshjen të dielën, pasi kjo do të nënkuptonte ekspozimin ndaj shakave të tifozëve vendas.

 

“A luan Interi në shtëpi, apo jo? Në rregull, do të shkoj ta shikoj në rast se dua të më ngacmojnë”, ka thënë fillimisht Balotelli.

“Kam dashuri për Milanin dhe Interin, natyrisht. Të shohim, nuk mendoj se do të shkoj në stadium, ndoshta do ta shikoj në TV”.

Kur iu kërkua të bënte një parashikim, Balotelli u përgjigj: “Do të jetë një barazim 2-2, për shfaqjen”. /Telegrafi/

Exit mobile version