Mario Balotelli assesi nuk po mundet ta rikthej kohën e lavdishme sa ishte te Manchester City, Interi apo Milani.
Sulmuesi italian ka pasur dy paraqitje solide në ndeshjet e para me klubin turk të Adana Demirspor duke mos shënuar, as asistuar asnjëherë te bashkëlojtarët.
Kjo ka bërë që të kritikohet nga trajneri Samet Aybaba, i cili tërthorazi ka paralajmëruar se mund ta lë në bankën rezervë.
“Unë nuk jam i kënaqur me Belhandën dhe Balotellin për momentin. Do të ulemi dhe do të flasim sërish, përndryshe do të kemi ndryshime serioze në ekipin e parë”, ka pohuar Aybaba.
Theksojmë se në dy takimet e para pas rikthimit në Superligën turke, Adana ka një barazim dhe një humbje.
Ndryshe, klubi turk në portë e ka angazhuar portierin e përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç, i cili ka është vlerësuar mirë me paraqitjet e gjertanishme në ligën elitare turke. /Telegrafi/