Karriera e sulmuesit italian është duke pësuar rënie, çdo ditë e më shumë.
Mario Balotelli duket të jetë në rrugën e tij për Besiktas, pasi agjenti i tij Mino Raiola ka thënë për Spox se ka ofruar sulmuesin në ekipin turk dhe është i bindur për të bërë një marrëveshje.
“Unë e kam ofruar shërbimet e tij për Besiktas dhe unë jam duke pritur për përgjigjen e tyre”, deklaroi fillimisht Raiola.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Unë jam mjaft optimist se ne do të finalizojmë marrëveshjen, duke qenë se presidenti i tyre më ka siguruar tashmë mua se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të nënshkruar me Marion”
“Unë shoh parë 100% shanse për një përfundim pozitiv të negociatave”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/