Site icon Telegrafi

“Balotelli nuk kishte respekt, e meritonte të goditej me shuplakë” – Chiellini zbulon detaje befasuese rreth Super Marios

Giorgio Chiellini ka thënë se Mario Balotelli e meritonte të goditej me shuplakë në fytyrë për veprimet në Kupën e Konfederatave me Italinë në vitin 2013.

Azzurët humbën 4-2 ndaj Brazilit në fazën e grupeve, derisa do të përfundonin të tretit dhe mbrojtësi italian thotë se Super Mario nuk e kishte ndihmuar skuadrën e tij në humbjen e hershme.

Së fundmi, trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë  se Balotelli e ka derën e hapur në kombëtare, por sulmuesi ka marrë vetëm tri paraqitje në pesë vitet e fundit.

“Në vitin 2013, në Kupën e Konfederatave kundër Brazilit, ai nuk na ndihmoi aspak. Ai e meritonte të goditej me një shuplakë”, ka thënë Chiellini.

“Ndokush thotë se ai është në mesin e top pesë lojtarëve në botë, unë kurrë nuk kam menduar se ai do të ishte madje në top dhjetëshe apo njëzetëshe”, ka shtuar më tej ai.

Chiellini madje ka folur edhe për Filipe Melon, duke thënë se ai më i keqi nga të këqijtë, pasi është mosrespektues dhe del kundër të gjithë skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version