Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka thënë se nuk e dëshiron rikthimin në Anfield Road, pasi nuk ishte i lumtur te klubi anglez.
“Super Mario” ishte transferuar në verën e vitit 2014 me Liverpoolin nga Milani, por, kishte dështuar të përmbushë pritshmëritë, kurse pas vetëm një sezoni ishte rikthyer në formë huazimi te Milani, me të cilin do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni, transmeton Koha.net.
Por, tani ka bërë të ditur se nuk dëshiron të rikthehet në Liverpool, pasi dëshiron qëndrimin te Milani.
“Dua të qëndroj në Milan. Nuk e dua rikthimin në Liverpool, asnjëherë nuk kam qenë i lumtur atje, ndërsa Milani i ka paratë. Tani kam filluar të ndihem më mirë”.
“Këto dy-tri javët e fundit kam qenë në një formë të mirë fizike, këtë e kanë treguar edhe performancat e mia në fushë”, ka thënë Balotelli për Mediaset Premium.