Sulmuesi italian, Mario Balotelli është duke kaluar momentet më të këqija në karrierën e tij.
Ish-reprezentuesi i Italisë nuk është në planet e Liverpoolit dhe është në kërkim të një skuadre.
Pasi në Serie A nuk po arrin të gjejë skuadër, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Ligën Premier.
Por një mundësi e re ka ardhur për Balotellin për të luajtur në kampionatin francez Ligue 1.
Është skuadra e Nices që ka shprehur dëshirën për ta pasur në radhët e veta Super Marion.
26-vjeçari ka udhëtuar drejt Francës për të biseduar me klubin e Nices rreth një marrëveshje të mundshme.
Ish-anëtari i Milanit, Interit e Manchester Cityt po kërkon rreth 2,5 milionë euro pagë vjetore.
Ndërkohë Nice është duke shqyrtuar mundësinë ta marrë në huazim italianin me detyrim blerje. /Telegrafi/