Telegrafi

Balotelli: Kurrë nuk do të kthehem te Liverpooli

Mario Balotelli po kalon një formë mjaft të mirë me skuadrën e Nice në Ligue 1.

Sulmuesi italian ka bërë me dije se nuk do të kthehet asnjëherë te Liverpooli, skuadër nga e cila u largua gjatë kësaj vere si futbollist i lirë.

Balotelli ka treguar që nëse do të kthehej në Premier Ligë do të dëshironte të luante për Manchester Cityn ose Arsenalin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtareve

“Nëse kthehem në Angli, një gjë është e sigurt, te Liverpooli nuk shkoj”, ka thënë Mario.

“Te Liverpooli kam kaluar periudhën më të keqe të karrierës dhe kam luajtur keq. Skuadra ishte e mirë, po ashtu edhe tifozët ishin të mrekullueshëm, por unë nuk dua që të luaj më për atë klub”.“Skuadra e parë me të cilën do të luaja në Angli është Manchester City, ndërsa pas tyre vjen Arsenali, por kjo nuk do të thotë që unë do të shkoj tani të luaj atje. Mund të them se vetëm më pëlqejnë këto dy ekipe”.

Balotelli ka realizuar vetëm katër gola në 28 paraqitje me Liverpoolin.