Telegrafi

Balotelli me kërkesë interesante: Duhet t’ia transferojnë vëllanë dhe ai të luajë dhjetë ndeshje

Sulmuesi italian është i gatshëm të bëjë marrëveshje me klubin brazilian, por para se të vendos nënshkrimin, futbollisti ka një klauzolë që i ka komprometuar kalimin në Rio de Janeiro.

Mario Balotelli është në kërkim të një skuadre dhe ka mundësi që të transferohet në Itali për të luajtur te Brescia ose të udhëtoj drejt në Rio de Janeiro për të kaluar te Flamengo.

Ky opsion i fundit duket më i komplikuar sesa të udhëtoj drejt shtetit italian, ku tifozët e Brescias tashmë e shohin lojtarin duke veshur fanellën e ekipit të tyre.

Ndër të tjera, reprezentuesi i Italisë ka vendosur një klauzolë për skuadrën braziliane teksa parashihet se klubi duhet t’ia transferojë edhe vëllanë, Enoch dhe të luajë së paku dhjetë ndeshje.

Për më tepër, 29-vjeçari ka kërkuar pagë prej rreth 4.5 milionë eurove për secilën nga dy sezonet që do të nënshkruante.

Ndryshe, futbollistit ditë më parë i ka përfunduar kontrata me skuadrën franceze të Marseilles. /Telegrafi/