Site icon Telegrafi

Balotelli infektohet me COVID-19 gjatë pushimeve në Itali

Adana Demirspor ka njoftuar se italiani Mario Balotelli ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë pushimeve të tij në qytetin italian, Brescia.

Sulmuesi u kthye në Itali gjatë festimeve dhe bëri një test përpara se të fluturonte për në Turqi.

Megjithatë, ai doli pozitiv për COVID-19 dhe do të qëndrojë në izolim në shtëpinë e tij në Itali.

Lexo po ashtu “Kam folur me Mancinin, do kthehesh nga Turqia në këmbë”, Balotelli ëndërron rikthimin te Italia

Deklarata nga Adana Demirspor vë në dukje se Balotelli ndjeu ‘simptomat’ e coronavirusit përpara se të bënte testin e tij.

Nuk dihet nëse sulmuesi 31-vjeçar është i vaksinuar apo jo.

“Edhe njerëzit e fortë kanë nevojë për një përqafim”, shkroi Balotelli në një mesazh të postuar në Instagram.

Ndryshe, Balotelli ka ri-gjetur formën e tij në Turqi, duke shënuar tetë herë dhe duke asistuar katër herë në 20 ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version