Francesco Totti kishte bërë një gjest të shëmtuar vite më parë në duelin Roma – Inter.
Ikona e Romës ishte ndëshkua me karton të kuq, pasi kishte shkelmuar Mario Balotellin e Interit.
Totti u ndëshkua direkt me karton të kuq, ndërsa vite më parë deklaroi se pas atij episodi mendoi ta lë futbollin.
Gjithsesi Totti e Balotelli janë sqaruar menjëherë për atë gjest të kapitenit dhe dyshja kanë marrëdhënie shumë të mirë mes vete.
Kapiteni legjendar i Romës ishte live në Instagram së bashku me Fabio Cannavaron, kur për një moment komentoi Mario Balotelli, duke ia kujtuar me shaka Tottit shkelmin.
“Këmba ime akoma dhemb”, shkroi Balotelli me disa figura duke qeshur.
I menjëhershëm ishte reagimi i Tottit, i cili i tha se shpëtoi mirë në atë moment.
“Kemi komunikuar menjëherë për këtë gjë dhe mund të them se ke shpëtuar me fat në atë moment”, tha Totti duke qeshur. /Telegrafi/