Telegrafi

Balotelli arrin në Marseille për teste mjekësore

Mario Balotelli në konferencën për media të Italisë para ndeshjes ndaj Holandës (Foto: Getty Images)

Mario Balotelli ka mbërritur për testet e tij mjekësore te Olympique Marseille dhe për të nënshkruar kontratën dyvjeçare.

Sulmuesi italian vendosi të mos rinovojë marrëveshjen me Nice pas dy vitesh në klubin francez,

Por, Balotelli ka vendosur të mbetet prapë në kampionatin francez, Ligue 1.

Lexo po ashtu Balotelli vendos për të ardhmen, arrin marrëveshje me Marseillen

Ai u filmua duke mbërritur në qendrën stërvitore të Marseilles këtë pasdite (e diel), ku ai do të ketë testet e tij mjekësore dhe do të nënshkruajë dokumentet.

Balotelli në stërvitjen e Italisë (Getty Images)

Megjithëse kontrata e tij me Nice ka skaduar teknikisht, klubi i ri do të detyrohet të paguajë 10 milionë euro dëmshpërblim.

Balotelli te Marseille do të punojë me ish-trajnerin e Romës, Rudi Garcia, i cili arriti në finalen e fundit të Ligës së Evropës.

Lexo po ashtu Balotelli refuzon milionat e Kinës, do të luajë në Evropë

27-vjeçari pritet të fitojë plot gjashtë milionë euro në vit tek ekipi Marseille.

Për italianin pati interesim edhe nga skuadrat italiane, gjermane, angleze dhe ato kineze. /Telegrafi/