Site icon Telegrafi

Balotelli afër skuadrës së madhe italiane, kërkon shtëpi në Romë

MILAN, ITALY - MARCH 01: Mario Balotelli of AC Milan looks on during the TIM Cup match between AC Milan and US Alessandria at Stadio Giuseppe Meazza on March 1, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Zërat për një lëvizje të Mario Balotellit te Lazio kanë marrë ritmin, pasi sipas disa burimeve italian, lojtari është duke kërkuar për shtëpi në Romë.

Edhe pse Biancocelesti ka qenë të lidhur disi turbullt me sulmuesin italian që para verës, raportet që dolën dje se tregojnë se ‘SuperMario’ me të vërtetë mund të bashkohet me skuadrën e tyre.

Sipas Il Messaggero, Balotelli është në kërkim të një shtëpi në zonën e Olgiata, në periferi të kryeqytetit italian, Romës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Trajneri i Besiktasit refuzon transferimin e Balotellit, është negativ!

Ndërkohë, drejtuesit e Lazios janë duke u përpjekur për të bindur Liverpoolin për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të pagës së lojtarit, pasi Balotelli aktualisht fiton 6 milionë euro në sezon.

Klubi kryeqytetas janë të gatshëm të paguajnë një të tretën e pagës, ndërsa pjesën e mbetur të mbulohet nga ‘Redsat’, teksa Lazio gjithashtu kërkojnë 50 për qind të të drejtave të imazhit të lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version