Telegrafi

Balotelli afër kalimit te Fiorentina

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mario Balotelli është shumë afër që ta transferohet te Fiorentina, pasi i skadoi kontrata në fund të muajit qershor me Marseillen.

Sulmuesi italian ishte pjesë e Nices dhe së fundmi i skuadrës tjetër nga Ligue 1, ndërsa po bëhet gati që të rikthehet në Serie A, tri vite pas largimit.

Calciomercato raporton se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla në mes të Super Marios dhe Violas, që të mbyllet marrëveshja.

Mario Balotelli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, ka thënë se ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Manchester Cityt, do të përshtatej shumë në filozofinë e lojës së tij.

“Ai është një lojtar me cilësi të rëndësishme dhe potencial të madh, disa prej të cilave nuk janë përmbushur”, ka thënë trajneri i skuadrës italiane.

Lexo po ashtu Fiorentina konsideron transferimin e Balotellit

“Por, para se të thosha se ai është një lojtar i Fiorentinës, ka kaq shumë argumente për t’u pasur”, ka shtuar më tej Montella.

Balotelli do të përfitojë një pagë pre tre milionë euro në sezon, një milion më pak se sa fitonte te Marseille. /Telegrafi/