Telegrafi

Balogun dhe katër yje të tjerë të Arsenalit stërviten veçmas – të gjithë pritet të largohen së shpejti

Pesë lojtarë të ekipit të parë mund të largohet nga Arsenali deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Arsenali po punon shumë për t’u përgatitur për ndeshjen e tyre kundër Fulham në shtëpi të shtunën në kuadër të javës së tretë të Ligës Premier.

Megjithatë, sipas Connor Humm të Sky Sports, pesë lojtarë kanë punuar larg pjesës tjetër të skuadrës së parë.

 

Nuno Tavares, Rob Holding, Kieran Tierney, Albert Sambi Lokonga dhe Folarin Balogun po stërviten larg grupit.

Kjo tregon se pesë lojtarët janë konsideruar si tepricë ndaj kërkesave nga Mikel Arteta dhe mund të largohen para 31 gushtit.

Lexo po ashtu Arsenali kërkon rreth 120 milionë euro nga shitjet para përfundimit të afatit kalimtar

Balogun po lidhet me një transferim te Monaco, Tierney te Real Sociedad dhe Tavares te Nottingham Forest.

Lokonga dhe Holding kanë më pak ekipe të interesuara. /Telegrafi/