Site icon Telegrafi

Balogun i dërgon sinjale Interit nga SHBA: Dua vetëm të luaj

Folarin Balogun është objektivi kryesor i Interit për repartin ofensivë.

Në fakt Neroazzurët kërkuan rikthimin e Romelu Lukakut, por belgu ka zgjedhur t’i bashkohet Juventusit.

Tani sulmuesi amerikan i Arsenalit është prioritet i zikaltërve dhe ai ka folur për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Balogun e paralajmëron Arsenalin, Interi përgatit ofertën e parë

22-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij duke i dërguar një sinjale Interit se dëshiron transferimin në Serie A.

Balogun ka thënë se dëshira e tij është vetëm të luaj dhe te Arsenali gjasat që ai të ketë hapësira të mëdha janë të vogla.

Lexo po ashtu Dështuan te Lukaku – katër opsionet që Interi i shikon për fazën e sulmit

“Unë shikoj gjithmonë përpara, në çdo gjë. Jam gati për sezonin e ri, ndjej ato ndjesitë e fillimit të sezonit, mezi pres t’i rikthehem aksionit.Unë dua të luaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë sa i përket të ardhmes”, ka thënë Balogun.

Reprezentuesi amerikan sezonin e kaluar ishte i huazuar te Reims në Ligue 1, ku në 39 ndeshje zyrtare realizoi 22 gola dhe asistoi në tre të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version