Telegrafi

Me balluke e flokë të shkurtra, Teuta Krasniqi befason me dukjen e re

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar me disa momente të këndshme nga përditshmëria.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një stil më ndryshe, me balluke dhe flokë të shkurtra të zeza.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”, ka shkruar ajo duke cituar një nga thëniet e Cicero.

Ylli i “Kafeneja Jonë” duket në formë të mahnitshme, përkundër se nuk e kemi parë të tillë asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Për ‘look’-un e ri mori komplimente të shumta edhe nga miqtë e fansat e saj, të cilët janë në numër të madh.

Në disa fotografi të tjera, Teuta është shfaqur krah bashkëshortit Adonisit – me të cilin duket se po xhirojnë për një film. /Telegrafi/