Artur Maganin do ta shohim në një skuadër të re në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Sulmuesi shqiptar gjatë javës së ardhshme do të prezantohet te klubi suharekas i Ballkanit.
Kështu ka thënë për Telegrafin një burim i afërt me Gjebrailat, i cili njihet për disa transferime të suksesshme në futbollin e Kosovës.
“Avni Bytyqi, agjent i lojtarëve ka arritur ta bind që të ndërroj ambient Artur Maganin. Futbollisti tashmë do të jetë lojtar i ri i klubit të Ballkanit”, ka thënë një burim i afërt me klubin suharekas. Telegrafi nuk ka arritur të kontaktojë Bytyqin, i cili nuk ishte i qasshëm në telefon.
Theksojnë se lojtari në të kaluarën ka luajtur për Lirinë e Prizrenit gjersa së fundi u shpall kampion me Feronikelin.
Ndryshe, Ballkani në sezonin e kaluar ka arritur të sigurojë mbijetesën duke i shmangur edhe barazhit gjera po sjell përforcime të reja. /Telegrafi/