Ballkani ka mposhtur me lehtësi Gjilanin me rezultat 3-0, ndërsa Kika ka mposhtur në shtëpi Istogun me penallti 3-1, pasi ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-1 dhe kështu siguruan kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshje interesante, ku Ballkani priti Gjilanin dhe Kika ishte nikoqire e Istogut.
Goli i parë i ndeshjes në mes të Ballkanit dhe Gjilanit erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Blend Baftiu, i cili realizoi me kokë për epërsinë e vendasve 1-0.
Mesfushori prishtinas ishte përsëri realizator i golit të dytë, pasi në minutën e 38-të shënoi për 2-0 pas një depërtimi të mirë ku kaloi gjithë mbrojtjen.
Për 3-0 u përkujdes kapiteni Visar Berisha, i cili në minutën e 43-të shënoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, Ballkani luajti lojë të kujdesshme, ndërsa Gjilani provoi të gjej golin e parë për të tentuar të tjerët, por pa pasur sukses pasi ndeshja përfundoi me fitoren e klubit nga Suhareka me rezultat 3-0.
Në ndeshjen tjetër të Kupës në mes të Kikës dhe Istogut, fitore shënuan mysafirë me rezultat 1-2.
Goli i parë erdhi në minutën e 49-të dhe ishte Alban Dreshaj që shënojë nga gjuajtja e lirë, ndërsa Florent Rexhaj shënoi për epërsinë 0-2.
Për vendasit goli i 1-2 erdhi në minutën e 66-të, ndërsa në shtesë barazuan rezultatin në 2-2. Në vazhdime nuk pati gola, ndërsa në penallti fitoi Kika me rezultat 3-1.
Kështu, Ballkani dhe Kika kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës dhe gjatë ditëve të ardhshme do të dihen kundërshtarët e tyre pas hedhjes së shortit. /Telegrafi/