Site icon Telegrafi

Balerini Maksim Chmerkovskiy me rrëfim prekës nga Ukraina, teksa thotë se po përpiqet të largohet nga vendi

Balerini i njohur ukrainas, Maksim Chmerkovskiy, po përpiqet të largohet nga Ukraina.

Ylli i “Dancing With the Stars” postoi një video në Instagram, në të cilën u tha ndjekësve se ai u arrestua në vendin e tij në mes të pushtimit të Rusisë dhe po mendonte se si të largohej.

“[Ka] shumë luftime kudo. Rrugët janë të pushtuara. Në një moment u arrestova. Por gjithçka mirë, ju premto,”, tha ai në videon e tij gati pesë minutëshe.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ky ishte ndoshta momenti më pak traumatizues në gjithë këtë çështje për sa i përket Ukrainës, por për mua, ishte një kontroll realiteti”.

Chmerkovskiy, 42 vjeçar, tha se ka ‘shumë për të shpalosur’ emocionalisht, por nuk është në ‘një gjendje psikologjike tani për ta bërë këtë’.

“Unë thjesht po përpiqem të qëndroj i fokusuar”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Regjisorë e producentë ukrainas kapin armët në mbrojtje të atdheut

Shtetasi ukrainas tha gjithashtu se do të përpiqet të bëjë rrugën e tij drejt kufirit në mënyrë që të mund të kalojë në Poloni.

“Kam opsione. Opsionet e mia janë më të mira se të shumicës së njerëzve, për fat të keq”, pranoi ai. “Jam pak nervoz të jem i sinqertë me ju, por mendoj se do të jetë mirë. E di që do të jetë mirë”.

Ai e mbylli videon duke u kërkuar shikuesve që të mos jenë në panik nëse zhduket për një kohë në rrjetet sociale sepse po mban kontakte me prindërit, vëllain dhe gruan e tij, Peta Murgatroyd.

Chmerkovskiy dhe vëllai i tij më i vogël, Val Chmerkovskiy, i cili gjithashtu konkurron në “DWTS”, kanë lindur në Odessa, Ukrainë dhe emigruan në SHBA me familjen e tyre në 1994.

Maksim ka jetuar vazhdimisht në Kyiv për gjashtë muajt e fundit duke filmuar “World of Dance UA”, duke e ndarë kohën e tij mes Los Angeles, ku jeton me Murgatroyd, 35 vjeçare, dhe djalin e tyre 5-vjeçar, Shai. /Telegrafi/

Exit mobile version