Telegrafi

Bale do të mbetet te Real Madridi, anulohet transferimi te Jiangsu Suning

Zidane dhe Bale (Foto: B/R Football/Twitter)

Mediat britanike raportojnë se Real Madridi ka anuluar largimin e Gareth Bale nga skuadra këtë verë.

Gjigantët spanjollë thuhet se kanë tërhequr nga lista transferimin e Bale në Kinë.

Sipas mediumit BBC Sport, lëvizja e madhe e Bale nga Real Madridi në ekipin kinez të Jiangsu Suning është anuluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Gareth Bale

Është korrespondenti i njohur David Ornstein që njoftoi për anulimin e largimit të Bale me anë të një postimi në Twitter.

Ornstein gjithashtu pretendon se Bale do të mbetet në Bernabeu përkundër sugjerimeve të shumta se ai nuk është më i pëlqyer nga Zinedine Zidane. /Telegrafi/