Telegrafi

Bale shihet duke qeshur me Hazardin pasi belgut iu kërkuar të ulej në stol pas 30 minutave ngrohje

Gareth Bale u kap pamëshirshëm duke qeshur me bashkëlojtarin e tij, Eden Hazard, pasi ai u kthye në bankinë pasi u ngroh thuajse për të gjithë pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Athletic Bilabos.

Bale dhe Hazard ishin zëvendësues të papërdorur në humbjen 1-0 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit të enjten mbrëma.

Kjo erdhi pavarësisht se sulmuesi i Belgjikës u ngroh për të gjithë pjesën e dytë dhe pritej që të inkuadrohej në lojë.

Lexo po ashtu Athletic Bilbao pasi eliminoi Barcelonën ia bën të njëjtë gjë edhe Real Madridit në Kupën e Mbretit

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti dështoi të përdorë shërbimet e tij, duke i thënë ish-yllit të Chelseat që të ulej përsëri në stol.

 

Natyrisht, Hazard nuk e mirëpriti vendimin, por shoku i tij, Bale, nuk mundi ta ndalonte veten të qeshte me situatën.

Ai qeshte pamëshirshëm teksa 31-vjeçari kthehej në stol, edhe pse u ngroh thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë. /Telegrafi/