Telegrafi

Bale mund të transferohet në MLS, LA Galaxy po tenton afrimin e uellsianit

Gareth Bale do të rikthehet te Real Madridi pas një viti si i huazuar te Tottenham Hotspur.

Sulmuesi uellsian ka edhe një vit kontratë te Los Blancos, edhe pse nuk bën pjesë në planet e klubit mbretëror.

E ardhmja e tij pritet të jetë larg Santiago Bernabeut, pasi nuk pritet të ketë hapësira te Reali.

Trajneri Carlo Ancelotti i sheh si titullar dyshen Vinicius – Hazard dhe nuk pritet të ketë hapësira për Balen.

Kapiteni i Uellsit është futur në bisedime me gjigantin amerikan LA Galaxy që po duan transferimin e tij në MLS.

Galaxy dëshiron ta ndërtojë një skuadër të fortë për titullin dhe prioritet kanë afrimin e sulmuesit.

Bale gjithnjë ka deklaruar se dëshiron një ditë të luaj në MLS dhe transferimi i tij gjatë verës te LA Galaxy është mëse i mundur.

Kujtojmë që uellsiani edicionin e kaluar zhvilloi 34 ndeshje me Spurs, ku shënoi 16 gola dhe bëri tre asistime. /Telegrafi/