Gareth Bale është rikthyer në një pikë diskutimi në Spanjë pasi lojtari ka vendosur të marrë pjesë në miqësoren e Përfaqësueses së Uellsit ndaj Shqipërisë.
29-vjeçari do të udhëtojë 4,052 kilometra Cardiff-Tiranë-Madrid, brenda pak ditëve.
Bale nëpërmjet një postimi në Twitter ka konfirmuar paraqitjen në miqësoren e Elbasanit, ku ka shkruar: “Vazhdojmë prapë të martën”.
We go again on Tuesday. #TogetherStronger pic.twitter.com/tlWhE54KSa
— Gareth Bale (@GarethBale11) November 18, 2018
Sipas mediave në Spanjë kjo nuk i ka pëlqyer aspak Realit, të cilët shpresonin se anësori i tyre do të kthehej në Madrid dhe do fillonte stërvitjet nga dita e hënë.
Garth Bele që në vitet e fundit është përballur më shumë lëndime dhe në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos kishte ndjerë dhimbje në gjurin e tij, kjo ka bërë që Reali të frikësohet dhe ta shikojë si të panevojshme pjesëmarrjen e tij në një miqësore.
Por, Bale përkundë kësaj ka vendosur të udhëtojë me përfaqësuesen e tij drejt Shqipërisë për miqësoren e së martës nga ora 20:00.
29-vjeçari luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Danimarkës, përkund golit të tij Uellsi humbi në fund 1-2 në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/