Gareth Bale pritet të udhëheqë listën e lojtarëve që do të largohen nga Real Madridit gjatë afatit të ardhshëm kalimtar – bëjnë të ditur mediat spanjolle.
E përditshmja AS raporton se me shumë mundësi uellsiani do të largohet nga Los Blancos në fund të sezonit, ndërsa Manchester Unitedi është ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij.
28-vjeçari akoma ka një çmim në vlerë prej 100 milionë eurosh dhe konsiderohet si një transferim i shtrenjtë që do t’i siguronte shumë të hyra Realit.
Bale pritet të shoqërohet nga Isco dhe Mateo Kovacic në listën e atyre që pritet të largohen nga Santiago Bernabeu.
Përkundër formës së mirë të mesfushorit spanjoll, ai vazhdon të jetë hije e yjeve kryesore të skuadrës së Zinedine Zidane.
Kroati Kovacic është një tjetër emër i mesfushës që mund ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Ish-klubi i tij, Inter dhe rivali Milan, janë të interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit.
Dani Ceballos, Marcos Llorente, Jesus Vallejo, Borja Mayoral e Achraf Hakimi – janë disa futbollistë e ardhmja e të cilëve mund të jetë te klube të tjera. /Telegrafi/