Telegrafi

Bale i hap dyert për tre gjigantët evropian

E ardhmja e Gareth Bale te Real Madrid është në pikëpyetje.

Anësori uellsian nuk po kalon ditët më të mira te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Lexo po ashtu Ronaldo e do Jamesin para Bales në formacion

Bale po vuan këtë sezon nga lëndimet e shpeshta, teksa mediat gjithashtu kanë pasqyruar një raport jo të mirë në mes të tij dhe Cristiano Ronaldos.

Sipas mediumit “Don Balon”, Bale është lodhur nga kjo situatë dhe iu ka thënë përfaqësuesve të tij se ai do të jetë i gatshëm të bashkohet me tre klube të elitës evropiane nëse ai do të largohet nga “Mbretërit”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu ‘BBC’ po i vjen fundi, Reali mendon shitjen e njërit sulmues

Reprezentuesi i Uellsit është i hapur për idenë e transferimit te Chelsea, Paris Saint-Germain apo Bayern Munich në të ardhmen.

Megjithatë, për të transferuar ish-futbollistin e Tottenhamit duhen së paku rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/