Site icon Telegrafi

Bakhmuti vazhdon të jetë “pika më e nxehtë” e luftës në Ukrainë

Qyteti i Bakmutit në lindje të Ukrainës vazhdon të jetë pika më e nxehtë e kësaj lufte.

Ukrainasit dhe rusët pandërprerë kryejnë sulme ndaj njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Nga bombardimet e vazhdueshme, ky qytet është shndërruar në një “zonë fantazmë”, ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar.

Lexo po ashtu Putin është takuar me Prigozhinin, e konfirmon edhe zëdhënësi i Kremlinit

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur forcat ruse që ishin fshehur në një ndërtesë goditen nga artileria ukrainase.

Madje në shikim të parë dukej sikur nuk ishte askush në atë objekt pothuajse të rrënuar, por kur ndodhë shpërthimi bëhet e qartë se rusët kishin municion të rëndë brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version