Milani thuhet se do të gjobisë Tiemoue Bakayoko me 90 mijë euro pasi ishte vonuar për një orë në trajnim, ndërsa gjithashtu pritet ta kthej atë te Chelsea këtë verë.
Sipas mediumit italian Sport Mediaset, Milani nuk po blejë francezin Bakayoko, i cili u vonua në stërvitjen e së mërkurës.
Transmetuesi shton se edhe eksesi me festën e tij me fanellën e Francesco Acerbit në fitoren 1-0 ndaj Lazios muajin e kaluar kanë bërë që klubi të mos binde të shfrytëzojë opsionin e tyre prej 35 milionë eurosh për të blerë mesfushorin.
Ky vendim gjithashtu do të ishte final pavarësisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Milani është aktualisht në grumbullim – një kamp trajnimi ndëshkues – me vonesën e francezit që thuhet të jetë problemi i fundit për trajnerin Gennaro Gattuso. /Telegrafi/