Telegrafi

Bakayoko po rikthehet te Chelsea

Tiemoue Bakayoko (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Milani është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve, por nëse dështon, do të ketë probleme të mëdha me UEFA-n për shkak të rregullit financiar.

Skuadra italiane është në garë me Interin dhe Atalantan për një vend në garën më të madhe për klube në Evropë, por që kanë edhe një xhiro për ta vendosur.

Nëse Milani nuk arrin të futet në Ligën e Kampionëve, atëherë disa lojtarë do të duhet të largohen nga klubi për ta kthyer bilancin pozitiv, e që në mesin e tyre është edhe Tiemoue Bakayoko.

Tiemoue Bakayoko vs Frosinone (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Skuadra italiane nuk është e gatshme që t’i paguajë 40 milionë euro për transferimin e mesfushorit francez, që aktualisht e ka në huazim deri në fund të sezonit nga Chelsea.

Calciomercato raporton se 24-vjeçari është në planet e Milanit, por ata rrezikojnë të dënohen nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tiemoue Bakayoko

Rossonerët janë duke tentuar që ta huazojnë Bakayokon edhe për një sezon, mirëpo Chelsea e dëshiron shitjen e tij permanente në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/