Site icon Telegrafi

Bakayoko mbërrin sonte në Milano, të hënën testet mjekësore te Rossonerët

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko do të jetë në Itali sonte (e diel) dhe do të ketë testet mjekësore te Milani nesër (e hënë) në mëngjes.

Burime të shumëfishta të mediave italiane këtë pasdite konfirmojnë se dy klubet arritën një marrëveshje të plotë në mesditën e së dielës.

Kështu, Bakayoko do të mbërrijë si huazim për pesë milionë euro, me mundësi blerje përfundimtar në fund të sezonit për një shifër tjetër prej 35 milionësh.

Lexo po ashtu Kalimi i Kovacicit te Chelsea i hap rrugën transferimit të Bakayoko në Serie A

Bakayoko pritet të fluturojë nga Londra në Milano këtë mbrëmje, por pas arritjes së tij ai do të pushojë në hotel.

Tiemoue Bakayoko (Getty Images)

Testet mjekësore të mesfushorit francez me Rossonerët janë paraparë të zhvillohet në mëngjesin e së hënës.

Lexo po ashtu Milani afër transferimit të Bakayokos

Reprezentuesi francez mbush 24 vjet javën e ardhshme dhe Chelsea ka paguar 40 milionë euro për të nënshkruar atë nga Monaco vitin e kaluar.

Megjithatë, ai nuk ka bindur edhe aq nën urdhrat e Antonio Contes, ndërsa Maurizio Sarri nuk e ka fare në planet e këtij sezoni. /Telegrafi/  

Exit mobile version