Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi fabrikën e këpucëve “SOLID” në Suharekë, me ç’rast për së afërmi u njoftua me punën dhe sfidat e kësaj fabrike, e cila ka të punësuar rreth 260 punëtorë.
Vëllezërit Kuçi, pronarët e fabrikës “SOLID”, e informuan ministren për depërtimin e produkteve të tyre në tregjet e vendeve të jashtme, për cilësinë e këtyre produkteve, si dhe kapacitetet prodhuese me të cilat punon kjo fabrikë.
Ata kërkuan mbështetje nga institucionet e vendit për përmirësimin e infrastrukturës që do të mundësonte zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, në veçanti ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në hapësirën e planifikuar për Zonë Ekonomike në Suharekë.
Bajrami ritheksoi përkushtimin e MTI-së për të përkrahur bizneset private përmes projekteve infrastrukturore që ndihmojnë kompletimin e Zonave Ekonomike, e po ashtu përmes stimulimeve fiskale për ndërmarrjet prodhuese, sidomos ato që eksportojnë, çfarë është rasti edhe me fabrikën “SOLID”.